×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për fundjavë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe fillimine  javës së ardhshme. Sot do të ketë reshje të dobëta shiu. Nga e diela kryesisht me kthjellime. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull.

    19.02.2021 – Një bërthamë ciklonike nga Europa qëndrore do të kaloj në lindje të rajonit ditën e shtunë, e që sjell mbi rajonin tonë vransira e orëve të pasdites priten edhe reshje të dobëta shiu mbi vendin tonë.  Reshjet do të jenë afatshkurta e deri në mbrëmje më vonë pushojnë.

    Nga dita e diel fushat e presionit të lartë që ndodhen mbi detin e Zi fillojnë të fuqizohen duke u shtrirë mbi vendin tonë gjatë javës në vijim.  Nën këto kushte parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.  Mirëpo, orëve të mëngjesit për shkak të motit më të qëndrueshëm, nëpër ultësira paraqiten kushte për formim të mjegullës, e cila deri në orët e mesditës pritet të zhduket.

    Masat e ngrohta që këtyre ditëve do të depërtojnë nga Europa perëndimore e qëndrore, do të vazhdojnë të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që mundësojnë mot më të butë dhe rritje të temperaturave.

    Për shkak të motit më stabil, dhe paraqitjes së inversionit termik, ndotësit ajror mbeten më të bllokuar afër sipërfaqes tokësore, e indeksi i cilësisë së ajrit do të mbes më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobët.  Megjithatë, ditën e shtunë e të diel parashihet të ketë periudha me erë, që në këto raste shpërndajnë ndotësit, ndërsa indeksi zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

    20.02 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta lokale shiu.

    21.02 – Pas mëngjesit me mjegull nëpër ultësira, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

    22.02 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave me mjegull.

    23.02 – Më butë, kryesisht kthjellët dhe me diell.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mjegull.

    24.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

    Temperaturat në do shënojnë rritje rritje graduale ndjeshëm mbi vlera mesatare, sidomos nga dita e hënë.  Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, e maksimalet nga 10C në fundjavë, rriten edhe deri në 16C ditën e martë.

    Të shtunën do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-9m/s, e ditëve tjera drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, e javën e ardhshme me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.