Në fundjavë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare, por pa të reshura. Nga e hëna kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu.
Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën dominim të fushave të presionit të lartë që ndodhen mbi Mesdheu juglindor dhe masave të ngrohta ajrore që po shtrihen mbi rajonin tonë. Parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, i qëndrueshëm, kryesisht me diell, por herë-herë edhe me vranësira kalimtare, mirëpo pa të reshura.
https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3692914194089640
Sipas Prishtina Weather ditën e diel, orëve të mbrëmjes një ciklon nga Italia veriore kalon në veri të rajonit, që mund të sjell të reshura kryesisht shiu në pjesët perëndimore të vendit, e të cilat gjatë ditës së hënë shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Reshjet vende-vende mund të jenë të intensitetit mesatar, me gjatë të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.
Të martën dhe mërkurën mbetemi nën dominim të cikloneve që depërtojnë nga Italia, e mundësojnë mot më të paqëndrueshëm, me vranësira, herë-herë me mundësi edhe për reshje shiu. Kohëpaskohe do të fryjnë edhe erëra kryesisht nga krahu jugor. Masat e ngrohta ajrore mbajnë më tutje temperaturat mbi vlera mesatare.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditën e shtunë, mirëpo moti më dinamik që po parashihet në ditët e ardhshme, do të sjell qarkullim më të mirë ajror, ku do të mundësoj shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e ditën e hënë edhe në të mira.
6.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.
7.02 – Mot i butë, me vranëisra dhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje në perëndim të vendit priten reshje shiu.
8.02 – Kryesisht me vranësira, pasdite edhe me erë. Kohëpaskohe me reshje shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive.
9.02 – Kryesisht me vranësira, herë-herë me reshje të dobëta shiu.
10.02 – Mbetet mot i butë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.
Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C. Nga e hëna temperaturat në rënie të lehtë deri në 12C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s, e nga e hëna me hove edhe deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike në rënie të thellë nën vlera normale.