Të shtunën mbetet ngrohtë. Nga e diela më ftohtë, pa të reshura, kryesisht me kthjellime dhe diell.
Në pjesën e dytë të javës së ardhshme sërish temperaturat në rritje.
26.02.2021 – Kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon në fundjavë, sjell vransira mbrëmjes e së shtunës mbi vend, por kryesisht pa të reshura. Ditën e diel temperaturat pësojnë rënie përreth vlerave mesatare, mirëpo mbi rajon shtrihen sërish fusha anticiklonike, këtë herë me qendër nga ishujt Britanik që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Në fillim të javës mbetet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, e nga dita e mërkurë temperaturat shënojnë sërish rritje. Në mëngjes priten edhe ngrica të lehta.Indeksi i cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet ditën e diel, me kalimin e frontit të ftohtë, që mundëson qarkullim më të mirë ajror, duke shpërndarë ndotësit ajror që janë akumuluar këtyre ditëve pranë sipërfaqes tokësore. Indeksi zbret edhe në vlera të mira dhe mesatare. Nga dita e hënë sërish pritet rritje e ndotësve ajror, sidomos orëve të mbrëmjes gjatë periudhave të qetësisë.
27.02 – Paradite me kthjellime, e në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Gjatë ditës mbetet ngrohtë, me erë veriore. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë lokale shiu gjatë natës.
28.02 – Më ftohtë. Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellët, me erë dhe me diell.
1.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditën kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare.2.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica të lehta.
3.03 – Kthjellët dhe me diell. Ditën më butë.Temperaturat pësojnë rënie, minimalet të hënën edhe deri në -2C, e maksimalet nga 16C të shtunën, zbresin në 7C ditën e diel, e javën e ardhshme me tendencë të rritjes graduale.
Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.Shtypja atmosferike pëson një rënie ditën e shtunë, megjithëse mbetet mbi vlera normale, e nga dita e diel shënon rritje lartë mbi vlera normale. /PrishtinaWeather