Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./Front Online/