Parashikimi i Institutit: Sot mot me diell në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik parashikon edhe sot mot me diell.
Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës.