×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimet e analistit politik për PDK-në

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” thotë se nëse konfirmohen aktakuzat e Speciales gara për ta pasuar Kadri Veselin në krye të PDK-së do të jetë mes njerëzve të mbështetur nga Hashim Thaçi dhe atyre që i preferon Kadri Veseli.

    Krasniqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se nuk beson që në rastin e konfirmimit të aktakuzës PDK do të mbetet si dikur AAK, me kryetar në Hagë.

    “Është parë që zoti Veseli e ka favorizuar Uran Ismailin duke favorizuar menjëherë atë duke emëruar edhe nënkryetarë të partisë, kurse Enver Hoxhaj është një tjetër opsion që mund të përkrahet nga zoti Thaçi. Pra rivalitetin më të madh e shoh mes këtyre dy figurave për ta pasur Kadri Veselin nëse Spacialja konfirmon aktakuzat”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Anëtari i shoqërisë civile thotë se PDK mund të ketë opsion edhe zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm.

    Duke folur për koalicionin e mundshëm LDK-PDK, Krasniqi thotë se një koalicion i tillë AAK-në do ta marxhinalizonte pasi sipas tij ajo askujt më nuk do t’i prishte punë nëse largohet nga koalicioni.

    “Prandaj AAK e di se për momentin i ka votat e vlefshme për presidentin dhe do të merr pushtet sa më mirë”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.