Njësia e Taskë Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV.
Me date 21.11.24 njësitet e lartcekura pas pranimit te informateve nga burimet zyrtare se postat e shpejta janë duke sjellur mallra te kontrabanduar nga RMV -RKS përmes rrugëve ilegale kane organizuar kontrolle.
Rreth orës 23:30 njësia e Task Forcës pas vëzhgimit dhe përcjelljes sē një kombi të bardhë furgon me targa vendor i cili mallin e kontrabandur e kishte marrun ne zonen e brezit kufitar mes RMV-RKS, respektivisht nē zonen e Vitisë.
Nga njësitet e lartcekuar është arritë te ndalohet në orët e vona automjeti i dyshuar afer depos ne Prishtinë.