×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohen tre raste të ‘kontrabandës me mallra’

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Policia dhe Dogana e Kosovës  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare ku kanë parandaluar tre raste të kontrabandës me mallra.

    Në të gjitha rastet veprimet policore veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

    “Rasti I – Pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicë, komuna e Kamenicës. Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Rasti II – Nga njësitet Task Forcës-Lindje është ndaluar një veturë me targa serbe drejtuar nga i dyshuari shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, gjithsej 140 mijë copë cigare në vlerë rreth 15.000 euro. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”.

    “Rasti III – Pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë, nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit kosovar nga Kamenica. Gjatë kontrollit është hasur në mallra si duhan, cigare të llojeve të ndryshme me prejardhje serbe dhe pa banderolla, filtera për cigare e mallra të tjera, dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale në Kosovë”.

    Përveç mallrave të lartcekura janë hasur edhe monedha metali nga 2 euro gjithsej 640 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, ku nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- përkatësisht Njësia Rajonale në Gjilan është inicuar rasti ‘Falsifikim i Parasë’.

    Me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se sot në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja...
    Lajme10 Tetor 2024
    Para stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut është duke u protestuar rreth arrestimit të kryetarit të “Demokracisë Serbe” Aleksandar Arsenijeviq. Ai...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me zv/ndihmësin e sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Takimi do...
    Të tjera
    Kronika10 Tetor 2024
    Në Mitrovicë është arrestuar një person pasi gjatë ditës së djeshme ka kryer veprën e ngacmimit seksual ndaj viktimës mashkull, e të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sot janë bërë 25 vjet që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës. E sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka...
    Lajme10 Tetor 2024
    Orari sipas rajoneve të Kosovës: 10 Tetor Prishtinë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga NS 35/10kV Koliqi do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Gjatë kontrollit të djeshëm nga policia në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan i janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë, ka realizuar 2 mijë e 41 gjoba trafiku. Në të njëjtën vazhdë kohore, u regjistruan...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin. “Ne kemi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.