Bllokimi njëmujor i Anglisë mund të zgjatet përtej 2 dhjetorit nëse është e nevojshme, ka thënë për Sky News ministri i Kabinetit, Michael Gove.
“Një veprim më i ashpër ishte i nevojshëm tani sepse situata ka qenë më e keqe se çdonjëri prej nesh priste dhe kërcënoi ta mbingarkonte NHS”, tha Gove.
Baret, restorantet dhe shitjet me pakicë do të mbyllen nga e enjtja për katër javë në të gjithë Anglinë.
Njerëzit do të lejohen të ushtrojnë dhe shoqërohen në hapësira publike me familjen e tyre ose me një person tjetër, por jo brenda ose në kopshte private, dhe do të jenë në gjendje të udhëtojnë për të punuar nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia.
Ndryshe nga bllokimi i parë, shkollat, universitetet dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura.
Duke njoftuar masat, Boris Johnson tha se nuk kishte “asnjë alternativë” për një bllokim të dytë dhe se “asnjë kryeministër i përgjegjshëm” nuk mund të injoronte rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë Anglinë.