Anëtarët e ekipit ligjor të Donald Trump kanë folur në një konferencë shtypi në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avokati Rudy Giuliani ka thënë se do të fillojë të paraqesë sfida ligjore në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve ku demokrati Joe Biden doli fitues.
Sipas tij, banorët e vdekur të Filadelfias (përfshirë babanë e aktorit Ëill Smith) kanë votuar në këto zgjedhje.
“Thjesht nuk e humbisni një epërsi të tillë pa korrupsion”, është shprehur ai.
Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.
Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.
Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.
Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.