×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërojnë gastronomët: Mund të ketë veprime për të mos i njohur masat anti-covid

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se vazhdimi i masave anti-covid nga Qereria e Kosovës, sipas tij, do t’i vendos buzë falimentimit shumë biznese të gastronomisë.

    Në një bisedë për GazetaBlic, Sogojeva ka thënë se është duke u shqyrtuar mundësia që nga ta të mos i njohin masat anti-covid, të vendosura javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

    “Patjetër se janë duke na dëmtuar këto masat, që as masa s’mund të iu thuhet. Nëse s’kalon ligji edhe ashtu do të ketë protesta. Ndoshta do të marrim veprime që s’do t’i njohim këto masa. Nuk janë këto masa, kur t’i mbyllësh bizneset duhet me pas mekanizmin për me iu ndihmu atyre. Nuk është burim gastronomia për shpërndarjen e virusit. Të forcohet ligji, inspektorati dhe policia dhe t’i kontrollojnë atu ku nuk po respektohen masat. Do të ketë protesta, por po shohim këtë ligjin a po kalon”, ka thënë Sogojoveva.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja me pandeminë në Kosovë është serioze, por e menaxhueshme.

    “Në bazë të vlerësimit të Institutit të Shëndetit Publik, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të vazhdohet me zbatim rigoroz të masave që kemi ndërmarrë deri më tani”, ka thënë Hoti,

    Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

    “Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    IPKO ka organizuar me sukses Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi mbi 400 pjesëmarrës...
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ditën e sotme Drenusha ka hapur zemrën me disa nga banorët. Për një moment teksa ishin në oborr ajo shpërtheu në lot....
    Sport18 Nëntor 2024
    Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.