Kohët e fundit, është shënuar rritje e çmimeve, në shumë produkte në vend. Sa u përket derivateve, ato nuk është se kanë pësuar lëvizje të mëdha, porse pritet të ketë së shpejti.
Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se qytetarët e vendit edhe më tej po shërbehen me çmimet më të lira në vend.
“Çmimet i përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC, ku reflekton edhe në Kosovë. Çmimet në Kosovë sillen kështu: dieseli 0.85 centë deri në 0.92 centë, benzina 0.87 deri në 0.95 centë. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë që e ka akcizen më të ulët për 0.22 centë për një litër”, kanë deklaruar në këtë shoqatë.
Por, këto çmime pritet të rriten.
“Sipas informatave ku ka qenë një takim me organizaten prodhuese e ka kundërshtuar Rusia. Ka kërkuar që të reduktohet prodhimi, por shtetet arabe e kanë kundërshtuar kështu që do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, sepse prodhimi në OPEC, është në rritje”, kanë deklaruar naftëtarët.