×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohen kufizimeve të lëvizjes, qytetarët kundërshtojnë çdo vendim për mbyllje

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Në 10 ditët e fundit në Kosovë ka filluar të rritet numri i rasteve të infektuara me virusin Covid-19, shkruan Front Online.

    Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve aktive me këtë virus, me mbi 1 mijë raste.

    Me rritjen e numrit të të infektuarve, sidomos në Prishtinë, janë paralajmëruar edhe masa tjera shtesë.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po paralajmëron edhe kufizimin e lëvizjes.

    “Do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme qoftë edhe kufizime nëse paraqitet nevoja dhe nëse ka mosdiciplinë”, ka thënë ai.

    Apel për respektim të masave po bën edhe i pari i kryeqytetit, për të mos ardhë deri të karantina.

    “Nuk jemi të interesuar për karantinë dhe për ta reduktuar orarin, por kjo varet vetëm nëse ne jemi në koordinim me qytetarët, me idenë që ta ngadalësojmë virusin pak”, ka deklaruar ai.

    Paralajmërimet për masa shtesë, sidomos për kufizimet e lëvizjes e karantinën, po i kundërshtojnë qytetarët.

    Një qytetare nga Prishtina ka paralajmëruar edhe protesta në rast se merren vendime të tilla.

    “Populli do të qohet në protesta. Ne me viruse kemi lindur, me viruse jemi rritur dhe do të vdesim. Kjo për mua nuk është akt normal. Si na ra virusi, ne të mbyllemi të gjithë. Unë jam 62 vjeçare, kemi pasur sëmundje të ndryshme dhe asnjëherë nuk na ka ndodhur kjo gjë”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    Qytetari Sabri Jerliu thotë se masat e tilla do të shkaktojnë pakënaqësi në vend, si dhe do të rrisin varfërinë.

    “Kur e gjithë bota vepron diçka edhe ne duhet. Pakënaqësitë janë shumë të mëdha. Kosova është shteti më i varfër në botë dhe do të bëhet edhe më i varfër nëse mbyllet”, ka thënë ai.

    Mbylljen e ka kundërshtuar edhe neuropsikiatri Ferid Agani.

    Ai ka thënë për Front Online se qytetarët nuk kanë më kapacitete mentale për ta përballuar një mbyllje të dytë.

    “Kjo mbyllje ishte dispoporcionale me kapacitetet mentale të popullatës për përballimin e kësaj situate stresogjene e cila u bë kronike dhe zgjati disa muaj”, ka thënë ai.

    E, infektologët në vend nuk kanë sugjeruar mbylljen pavarësisht numrit të madh të të infektuarve.

     

    https://www.youtube.com/watch?v=QNbCcS2eFms&t=9s

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.