Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Ceferin është deklaruar kundër krijimit të Superligës evropiane.
Dje u zyrtarizua dokumenti që e krijon këtë kompeticion, i cili ka bërë bujë shumë të madhe, shkruan FrontOnline.
Ceferin ka bërë me dije se futbollistët që luajnë në këtë garë, nuk do të kenë mundësi të paraqiten në Kupën e Botës, madje as në “Euro 2020”.
“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe EURO. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”,
Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me “DAZN dhe “SKY”.
Klubet si Milani, Arsenali, Atletico Madridi, Chelsea, Barcelona, Interi, Juventusi, Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën./FrontOnline/