Filozofi Blerim Latifi ka thënë se mbyllja totale e Kosovës do ta shkatërroj krejtësisht ekonominë e Kosovës.
Ai në Facebook ka shkruar se nuk e di se ku do ta fusin kokën kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe Qeveria e tij, pasi që paralajmëron se njerëzit mund të mos jenë në vazhdimësi të matur për veprimet e tyre, që rrjedhin si rezultat i pakënaqësive.
“Është e qartë se një mbyllje e dytë do ta shkatërroj krejtësisht ekonominë e Kosovës, edhe ashtu për tokë. Nuk e di në e kanë mendu se ku do ta fusin kokën kryeministri Hoti dhe qeveria e tij. Sepse kur njerëzit i humbin të gjitha, nuk duhet të llogaritësh në maturinë dhe racionalitetin e tyre”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Latifit vjen në ditën kur Qeveria do të lajmërojë për masat e reja që pritet t’i marrin.