×
  • Lajme
  • Lajme

    Parafushata zgjedhore/ VV po merret me të kaluarën në mungesë të sukseseve, opozita me dështimet e Qeverisë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Partitë politike në vend kanë filluar para fushatën zgjedhore. LVV, PDK, LDK e koalicioni AAK-NISMA, tashmë kanë filluar të dalin në ‘’gjah’’ për të bindur qytetarët për programet e tyre, në mënyrë që të marrin sa më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 9 shkurt të vitit tjetër.

    Ani pse janë më shumë se tre muaj nga koha kur do të mbahen zgjedhjet, partitë politike tashmë kanë filluar ta ndezin fushatën e vjetër të tyre, duke thumbuar e sulmuar njëra-tjetrën.

    Derisa partitë opozitare si LDK, PDK e koalicioni AAK-NISMA, po takojnë qytetarët nga gjitha anët e vendit por edhe në diasporë, Vetëvendosje deri më tani ka zgjedhur një metodë tjetër fushate.

    Ani pse është e vetme në pushtet, në vend të prezantimit të punëve dhe projekteve të bëra, partia në pushtet akoma po vazhdon fushatën e vjetër, duke u marr me të bëmat e opozitës në kohën kur këta ishin në pushtet.

     

    Deputetja e VV-së për videot e tyre: Duhet me ia përsëritur opozitës edhe gjërat e së kaluarës

    Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj, për FrontOnline, ka folur për para fushatën e partive politike, ku ka treguar edhe arsyen se përse subjekti i saj, po publikon video e ku po shpërfaqën vendimet e qeverive të kaluara.

    ‘’Duhet me ia përkujtua pak edhe gjërat e së kaluarës se çfarë kanë bërë ata, por nuk është se po bëhen vetëm video ose shkrime që kanë të bëjnë me të kaluarën, por aty po publikohen edhe rezultate që po bëhen në arsim, në shëndetësi’’ thotë ajo.

    Tishukaj, potencon se VV nuk është duke u marr vetëm me të kaluarën, por po shpërfaqin edhe rezultatet e tyre.

    ‘’Aty po publikohen edhe rezultate që po bëhen në arsim, në shëndetësi Nuk është se po merren vetëm me të kaluarën, por duhet me ia rikujtua opozitës se kanë qenë një kohë të gjatë në Qeveri dhe normal se duhet me ia rikujtuar’’ thotë ajo

    Deputetja e VV-së, sugjeron se opozita duhet të merret më shumë me komunat ku Qeverisin, duke treguar se çfarë duhet të bëjnë.

     ‘’Është shumë më e arsyeshme që opozita të merren me komunat ku qeverisin, të dërgojnë kërkesa të argumentuara për çerdhe sepse ju e dini se me ligjin e veçantë, Qeveria nuk ka të drejtë me investuar në komunë, pa u ndarë parcela, pa kaluar në kuvendin komunal dhe pa u marr leja ndërtimore’’ u shpreh Tishkuaj për FrontOnline.

     

     

    Deputeti i PDK-së: VV ka filluar reprizën me premtimet e saj të dështuara, po përdorë video për denigrim

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se partia në pushtet, Vetëvendosje, ka filluar me reprizën e të gjitha premtimeve që ka dhënë e që nuk i ka realizuar.

    ‘’VV ka filluar reprizën e të gjitha premtimeve që nuk i ka përmbajtur me forma dhe mjete të ndryshme të propagandës siç janë videot dhe qytetarëve po ju ofron sërish kritikat dhe vërejtjet për të kaluarën e Kosovës që nga liria e deri në kohën kur kanë ardhë këta në pushtet pa ofruar asgjë për të ardhmen’’ tha ai.

    Berisha, potencon se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në vend që nga ardhja e VV-së në pushtet.

    ‘’Asnjë përparim e ndryshim s’ka ndodhur që kur kanë ardhë në pushtet qoftë në aspektin social e tjera sektorë. S’ka as investime as asgjë’’ shprehet ai.

    Deputeti i PDK-së, shton se propaganda e VV-së është përmes videove dhe denigrimeve, duke rikujtuar se ky subjekt ka qenë edhe kundër pavarësisë.

    ‘’Propaganda e tyre është përmes videove dhe denigrimeve që kanë qenë edhe kundër pavarësisë. Kauza e gënjeshtra që e kanë bërë bajrak pjesën veriore ku për shkak të veprimeve të qeverisë u sanksionuam nga BE’’ tha deputeti Berisha për FrontOnline.

     

    Deputetja e AAK-së: Opozita është sensibilizuar me takime, VV po merret me të kaluarën dhe ‘’hajnat në burg’’

    Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre.

    ‘’Partitë opozitare janë sensibilizuar në takime me struktura, degë e nëndegë e grupe të interesit që po bëjnë fushatë ku ne si AAK po e prezantojmë planin udhëheqës, ndërsa partia në pushtet në mungesë të tregimit të rezultatit dhe performancës së keqe ende merret me të kaluarën dhe qeveritë paraprake gjë që qytetarët kanë me i ndëshkuar’’ thotë ajo.

    Kadrijaj, potencon se kryeministri Kurti është dashur të i prezantoj të arriturat e Qeverisë e jo të merret me të kaluarën.

    ‘’Kurti është dashur t’i prezantoj të arriturat e Qeverisë dhe jo të merret me të kaluarën, s’ka rezultate asnjë investim asgjë nuk ka të gjitha rrugët në mes të punës i ka lënë’’ thotë ai.

    Deputetja e AAK-së, potencon se parullat e VV-së ‘’hajnat në burg’’’, kësaj radhe i përshtatën parties në pushtet, VV-së.

    ‘’Parulla hajnat në burg kësaj radhe janë të Vetëvendosjes se kjo qeveri ka korrupsion më së shumti dhe e kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve’’ shton ajo.

     

    Arifi: VV në mungesë të vizionit, po tregon agresivitet

    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka thënë se publikimi i videoeve nga VV-ja me akuza ndaj partive opozitare, është akuzë e poshtër dhe paaftësi e preznatimit të punëve të saj.

    ‘’Vërtetë kemi problemin me këtë katrahurën e këtij pushteti, etike dhe morale. Pas katër viteve të merresh me akuza të poshtëra se ka bërë dhe si e ka bërë, tregon paaftësi menaxheriale dhe është fyerje e madhe e inteligjencës edhe të votuesve të vet, sepse ata e kanë votuar këtë për të udhëhequr projekte’’ thotë ai.

    Arifi, potencon se një parti si VV, që nuk tregon vizion, tregon mënyrën e mendësisë dhe mentalitetit agresiv të saj.

    ‘’Një parti e cila nuk tregon vizion, projekte, se i ka përfunduar ose do i përfundoj, kjo tregon për mënyrën e mendësisë dhe ka një mentalitet agresiv në vend se të ketë mentalitet zhvillimor’’ u shpreh ai për FrontOnline.

     

    Demhasaj: Dështimi i Qeverisë, po merren me të kaluarën në mungesë të prezantimit të punëve të përfunduara

    Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka folur për parafushatën e nisur nga partitë politike, në theks të veçantë për parafushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai thotë se VV, në mungesë të projekteve zhvillimore që i ka premtuar, po merret me  të kaluarën dhe po kthehet prapa.

    ”Partia në pushtet ne mungesë të projekteve zhvillimore që i ka premtuar e që nuk i ka realizuar, nuk po se si të bëjë fushatë ndryshe, përveç se të kthehet prapa tek partitë që tash janë në opozitë’’ thotë ai.

    Demhasaj, potencon se partia në pushtet përmes kësaj para fushatë po tregon se nuk ka çfarë të tregoj para qytetarëve e veçmas votueseve të saj.

    ‘’Kjo tregon se partia në pushtet nuk ka çka të i tregoj qytetarit se çka ka bërë dhe po kthehet prapa, për të bërë fushatë me ato çka partitë tjera nuk i kanë bërë në të kaluarën’’ potencon ai.

    Ai e konsideron dështim të qeverisë mënyrën se si po e zhvillon para fushatën VV-ja.

    ‘’Ky është dështim i qeverisë dhe nuk po kanë si të mbulohen dhe po merren me të kaluarën’’ theksoi ai.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    KESCO kishte dërguar një njoftim për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke i informuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Hovenier bëri të ditur se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, i cili shkaktoi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e energjisë elektrike në rajonin e Malishevës, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka nderuar “tre kolegë të jashtëzakonshëm” të ambasadës amerikane në Kosovë derisa ata po dalin në pension. Hovenier...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.