×
  • Lajme
  • Lajme

    Paradite e akuzuan, pasdite i kërkuan falje, LDK në Suharekë ia huq me akuzat ndaj kryetarit

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Paradite e akuzuan, pasdite i kërkuan falje, LDK në Suharekë ia huq me akuzat ndaj kryetarit
    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, e akuzuan kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj në lidhje me një donacion.

    Pas këtij lajmi, Bali Muharremaj reagoj duke demantuar degën e LDK-së në Suharekë, transmeton Indeksonline.

    Pasi i panë provat, dega e LDK-së në Suharekë u zbrapsën dhe kërkuan falje në lidhje me këtë.

    Në komunikatën e lëshuar për media, LDK e Suharkeës kërkon nga kryetari që të treagoj edhe në lidhje me 60 akuzat tjera që ja kanë bërë në të kaluarën.

    Komunikata e plotë:

    Më në fund reagon Bali Muharremaj!

    Mbi 60 (gjashtëdhjetë) postime nga faqja e LDK së në Suharekë, kundër keqpërdorimit të pushtetit nga kryetari aktual dhe pothuajse asnjë reagim, ndërkaq tani te pjesa de jure e përfituesit të donacionit nga Japonia, paska reaguar kryetari. Kjo nënkupton pajtim me postimet e mëparshme të degës së LDK-së në Suharekë.

    Padyshim që dega e LDK-së duke qenë e përgjegjshme para opinionit ka obligim sqarimin para tij.

    Reagimi i sotëm i kryetarit aktual nënkupton që e ka pranuar vërtetësinë e 60 reagimeve tjera të cilave nuk u ka reaguar kryetari Muharremaj. Dhe përmes mosreagimit të stërgjatur, indirekt e pranon se ka keqpërdorur 380 mijë eurot e bugjetit komunal, në vitin 2018, ka pranuar se ka politizuar arsimin, ka pranuar se ka punësuar pa kritere militantët e AAK- së, ka pranuar se ka keqpërdorur ndihmat dhe donacionet, ka pranuar se ka kryer punët infrastrukturore pa cilësi, të cilat tashmë kanë filluar të dëmtohen, ka pranuar se u ka dhënë tenderë njerëzve të tij të afërt, me një fjali ai ka pranuar çdo vërejtje tonën. Dhe vazhdon të qeverisë dhe keqpërdorë pushtetin si të mos ketë fare, imstitucione të drejtësisë.

    LDK dega në Therandë, dje përmes një postimi, ka reaguar për mënyrën e paraqitjes në opinion të ndihmave japoneze dedikuar mbrojtjes së ambientit. Sepse mënyra e reagimit e kryetarit aktual dje, nuk ka qenë në përputhje me etikën politike, ngase nuk e potencon situatën në tërësinë e saj.

    Qeveria japoneze ka dhuruar 15 kamionë, dhe prej të cilëve 4 u dhuruan për Suharekën gjegjësisht për të kontribuar në mbajtjen pastër të ambientit. Ngase mos paraqitja në tërësi e donacionit nënkupton instrumentalizim të tij për interesa të politikës ditore. Ndërkaq tek pjesa e përfituesit, de fakto është përfitues ekoregjioni, ndërkaq për pjesën de jure të saj është komuna, ndonëse në media (Klan Kosova), u lajmërua se përfituesi ishte ekoregjioni, edhe de jure.

    Sidoqoftë, përfituesi de jure qenka Komuna, kjo me sa duket në dokumentin e publikuar nga kryetari aktual në llogarinë e tij në Facebook. Dhe për këtë detal të keqinformimit dega e LDK-së në Suharekë, shpreh keqardhje.

    Por gjithashtu dega e LDK-së në Suharekë kërkon sqarim nga z. Bali Muharremaj, pse nuk reagoi dhr pse nuk e sqaroni opininin në secilin postim reagues të LDK-së, kur kishte të bënte mbi keqpërdorimin e pushtetit dhe parasë publike nga ana e Bali Muharremajt!?

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.