Për të dytin vit radhazi Bashkia e Tiranës do të organizojë Paradën e Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Për këtë arsye autoritetet vendore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti dhe devijimin e trafikut.
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve për sot nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”, në hapësire publike, të organizuar, në sheshin”Italia” në gjithë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Deshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skenderbej”, raporton Tch.