×
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgoset shtetasi i Kosovës në Kroaci, shkaktoi aksident me fatalitet

    FrontOnline
    22 Gusht 2024

    Një shtetas i Kosovës, i lindur më 1984, është dërguar në paraburgim në Dubrovnik më 20 gusht 2024, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të shkaktimit të një aksidenti në trafik, i cili rezultoi me fatalitet.

    Siç njofton Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë, të martën (20 gusht), në Prokurorinë Komunale të Shtetit në Dubrovnik është sjellë një shtetas i Republikës së Kosovës (i lindur më 1984), nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku në komunikacionin rrugor, raporton Klankosova.tv.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 15.08.2024, rreth orës 05:50, 40-vjeçari ka qenë duke drejtuar veturën Renault Laguna në afërsi të qytetit Soline në drejtim të Dubrovnikut, ndërsa nuk ka lëvizur në shiritin e tij të qarkullimit, por ka kthyer mjetin në të majtë dhe ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka goditur veturën e pasagjerëve e cila ka qenë në lëvizje nga ana e kundërt dhe e drejtuar nga shtetasi i Republikës së Kroacisë (1979). Drejtuesi i atij mjeti të pasagjerëve ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të shumta, ndërsa pasagjerët në atë mjet (një 48-vjeçar dhe një 45-vjeçare, shtetas të Republikës së Polonisë) kanë pësuar lëndime të rënda fizike. Në aksident trafiku janë lënduar rëndë edhe pasagjerët (shtetasja 42 vjeçare e Republikës së Kosovës, shtetasja 11 vjeçare e Republikës së Kosovës) në veturën e drejtuar nga i dyshuari 40 vjeçar”, ka njoftuar Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë.

    Më 20 gusht 2024, Prokuroria Komunale e Shtetit në Dubrovnik i propozoi gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut të Dubrovnikut që të dyshuarit 40-vjeçar t’i caktohet masa e paraburgimit, të cilën kërkesë gjyqtari hetues e ka pranuar dhe i ka caktuar masën e paraburgimit. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Kronika07 Janar 2025
    Dy persona janë arrestuar pasditen e së hënës në Prizren pasiqë të njëjtit kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Rovena ka diskutuar me Gresën për Gjestin dhe Xhenetën. Ajo tha se i kishte thënë Xhenetës se e ka lënduar shumë atë...
    Vip09 Janar 2025
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni në orët e vona të natës është shfaqur plot energji. Ai duke vallëzuar e...
    Vip09 Janar 2025
    Raportimet e fundit thonë se Jessica Alba dhe Cash Warren janë ndarë dhe janë gati të bëjnë kërkesë për divorc. Aktorja 43-vjeçare...
    Vip09 Janar 2025
    Alban Skenderaj po realizon njërën nga ëndrrat e tij në sirtar. Artisti i famshëm shqiptar ka njoftuar se pas suksesit të madh...
    Sport09 Janar 2025
    Edon Zhegrova është futbollisti më i përfolur shqiptar. Pas hapjes së afatit kalimtar të janarit kanë nisur spekulimet për një largim të...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.