×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgim për prizrenasin që kërcënoi prokurorët, gjykatësit dhe policët e Kosovës

    FrontOnline
    02 Prill 2022

    Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi që i kanosi përfaqësuesit e institucioneve të Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit, S.K., me datë 31 mars, në profilin e tij “Facebook”, , seriozisht i kanos personat zyrtar – përfaqësuesit e institucioneve –  Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, në lidhje me punën apo pozitën e tyre që kanë, në atë mënyrë që ka postuar tekstin me përmbajtje kanosëse, me ç’rast me këto veprime tek përfaqësuesit e institucioneve kanë shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale.

    Njoftimi i plotë:

    Prizren, 02 prill 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 30.04.2022, ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 3 (personit zyrtar) lidhur me par. 2 të nën të Republikës së Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    Me datë 31 mars, në profilin e tij “Facebook”, , seriozisht i kanos personat zyrtar – përfaqësuesit e institucioneve –  Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, në lidhje me punën apo pozitën e tyre që kanë, në atë mënyrë që ka postuar tekstin me përmbajtje kanosëse, me ç’rast me këto veprime tek përfaqësuesit e institucioneve kanë shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, pasi që ka seriozisht ka kanosur personat zyrtar dhe atë lidhur me punën e tyre zyrtare, si dhe duke pasur parasysh faktin se i pandehuri është edhe kryerës edhe i veprave tjera penale kryesisht veprave penale të dhunës, lëndimeve trupore dhe kanosjes.

    Nga të lartcekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm me qëllim të parandalimit të përfundimit të veprës penale për të cilën është kanosur ta kryej në drejtim të dëmtuarve, apo të përsëritjes së  veprës penale të ngjashme apo të një vepre tjetër penale edhe më të rëndë.

    Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë se krerët e LDK-së dhe PDK-së po e rivalizojnë atë sa i përket organizimit të...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%). Rreth...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.