Në Prishtinë janë raportuar dy raste të parave të falsifikuara.
Një monedhë 100 euro dhe dy monedha tjera nga 500 euro janë raportuar të jenë të falsifikuara.
Policia njofton se monedha 100 euro e falsifikuar është raportuar në Rrugën “B”.
Ndërsa monedhat e 500 eurove janë raportuar në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Për të dyja rastet policia thotë të kenë nisur hetimet.