Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Para fillimit të ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis Enrique kishte ngecur në ashensorin e hotelit të Spanjës bashkë me stafin e tij teknik.
Ata kishin arritur në stadium me vonesë, derisa autobusi i skuadrës kishte zbritur te stadiumi “La Cartuja” para Enriques.
Në lidhje me këtë çështje, Enrique deklaroi:
“Ne e kishim një plan B dhe stafi im do ta udhëhiqte ndeshjen. Nuk do të ishte punë e madhe, nëse nuk do t’ia kisha dalë të mbërrija”, tha Enrique. /FrontOnline/