Napoli e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Juventusit nesër, me Amir Rrahmanin dhe Dries Mertensin që priten të startojnë nga minuta e parë.
Ndeshja në fjalë zhvillohet me fillim nga ora 18:45, raporton “Football Italia”, shkruan FrontOnline.
Napolitanët kanë në dispozicion Diego Demme dhe David Ospina pas lëndimeve të fundit, derisa Faozi Ghoulam do të mungojë.
Kalidou Koulibaly rikthehet në skuadër pasi mungoi në fitoren 4:3 ndaj Crotones shkaku i pezullimit, por partneri i tij në mbrojtje pritet të jetë befasi.
Pas gabimeve nga Kostas Manolas dhe Nikola Maksimoviq, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të luajë nga fillimi.
Lista e plotë e skuadrës së Napolit:
Meret, Ospina, Contini, Di Lorenzo, Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Manolas, Mario Rui, Rrahmani, Demme, Lobotka, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski, Bakayoko, Lozano, Politano, Insigne, Mertens, Osimhen, Petagna, Cioffi./FrontOnline/