Pak para fillimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, disa nga lojtarët e ekipit vendas u gjunjëzuan.
Kjo provokoi reagime nga tribunat, pavarësisht kërkesave për të respektuar gjestin e futbollistëve kundër racizmit, shkruan FrontOnline.
Futbollistët kroatë nuk u gjunjëzuan.
Para ndeshjes, Federata e Futbollit e Anglisë njoftoi se gjunjëzimi është pjesë e protestës paqësore kundër diskriminimit, padrejtësisë dhe pabarazisë.
Disa tifozë anglezë pretendojnë se ky është një akt politik./FrontOnline/