Donjeta Sadiku është duke vazhduar me përgatitje para garës eliminatore për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Kjo garë do të mbahet në Paris nga 4 deri më 8 qershor, shkruan FrontOnline.
“Në këto përgatitje Donjeta është se bashku me trajneren Marjola Sallauka dhe me boksiere nga Bullgaria, medalisten evropiane dhe botërore Stanimira Petrova, dhe në mbikëqyrjen e trajnerit kampionit olimpik Petar Lesov”, thuhet në njoftimin e FBoxK.
Përgatitjet dhjetë ditore të Sadikut janë me rëndësi që ajo ta mbajë formën para kësaj gare.
Përgatitjet po bëhën në qendrën sportive “Diana” në Sofie të Bullgarisë derisa ato po mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës./FrontOnline/