Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana, po i vazhdon përgatitjet në kampin përgatitor ndërkombëtar, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shpenzimet po i mbulon Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv, për mbështetje të 20 sportistëve elitarë, në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Udhëheqës i kampit është trajneri i Kombëtares së Azerbajxhanit, Denys Morozov, ndërsa pjesëmarrës janë 15 shtete, ndër ta edhe medalistë evropianë e botërorë.
Bursistja olimpike po përgatitet bashkë me trajnerin e saj, Shkëlzen Balaj, para garave ndërkombëtare.
Garat e ardhshme ndërkombëtare të karatesë të vlefshme për pikë olimpike, janë Premier Liga e Lisbonës, që mbahet prej 30 prill – 2 maj, Kampionati Evropian në Poreq të Kroacisë, prej 18-23 maj, ndërsa gara kryesore, ajo për kualifikim direkt në LO Tokio 2020, mbahet prej 11-13 qershor në Paris të Francës./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5350256728379656?__cft__[0]=AZWDigMjdv7_CULkFgrp3-fvCUctpLVIcon-4pfD4fvok24Za1RNrt3sFI9ejaUW4so4PhaPYNfR_7qQ52XIIkdqfIgVjeF37i1iBEkvxMqFl_OogZn4oFDBFp_l-R3PCrzZdSc57ASW37aTrsityumB&__tn__=%2CO%2CP-R