Përzgjedhësi i Përfaqësueses U17 të Kosovës, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje, përcjell FrontOnline.
Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill.
Lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.
Në këtë listë është i përfshirë edhe futbollisti Igbal Jashari i cili aktivizohet te Kurda.
Igballi vjen nga familja legjendare e Jasharajve, derisa është nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Nisja e “Dardanëve” të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill./FrontOnline/