Manchester Unitedi nuk ka arritur të marrë asgjë më shumë se një pikë në përballjen e sotme ndaj Leeds Unitedit.
Në “Elland Road”, “Djajtë e Kuq” ishin mysafirë të skuadrës së Marcelo Bielsas, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 33-të në Premierligë u mbyll baras 0:0.
Përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, asnjë gol nuk u shënua në këtë ballafaqim.
Ky barazim nënkupton se Manchester City do të shpallet kampion i Premierligës në rast se i arrin edhe dy fitore.
Pas 33 javësh, Manchester Unitedi ndodhet në vendin e dytë me 67 pikë, kurse Leeds Unitedi në vendin e nëntë me 47 sosh./FrontOnline/