×
  • Lajme
  • Lajme

    Paqartësi në prag të seancës konstituive të Kuvendit/ VV-ja nuk e zbulon emrin e kryetarit, opozita me qëndrime të ndryshme

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është paraparë të mbahet sot, formimi i institucioneve të reja qendrore mbetet e paqartë.

    Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje për emrin e kandidatit që do të propozohet për postin e kryetarit të Kuvendit, e po ashtu nuk dihet  nëse seanca  e sotme do të prodhojë ndonjë rezultat konkret.

    Partitë opozitare ndërkohë kanë shfaqur qëndrime të qarta kundërshtuese.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se nuk do ta votoj asnjë kandidat të propozuar nga Vetëvendosje për kryetar Kuvendi dhe nuk do të merr pjesë në këtë votim, derisa në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancë, por ka sqaruar se nuk do të japë “votë bllanko” për askënd, duke e lënë të hapur qëndrimin e saj në varësi të zhvillimeve në seancën plenare.

    Në anën tjetër Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që drejtohet nga Ramush Haradinaj e që ka qëndrim të prerë dhe është kundër votimit të Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, ka thënë se do e votojnë kandidatin e VV-së për kryeparlamentar ditën e sotme.

     

    Thaçi: Kryeparlamentari i takon VV-së, kandidati më i mundshëm është Glauk Konjufca

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon VV-së, duke u bazuar në rezultatet zgjedhore por edhe në Kushtetutë.

    Në një prononcim për FrontOnline, Thaçi theksoi se megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar, emri më i përmendur për këtë post është Glauk Konjufca.

    “Ta shohim si po ecë seanca të martën. Po ia lëmë kohës. Edhe me ligj edhe me Kushtetutë VV-së i takon kryeparlamentari,” u shpreh ai.

    Sipas tij, Konjufca është kandidati më i mundshëm për kreun e Kuvendit, pasi është politikani më i votuar pas kryeministrit Albin Kurti.

    “Ai që ka vota më shumë pas Albinit, e që ka më shumë vota se sa subjekti më i madh opozitar, është vetë Glauk Konjufca. Nuk kemi ndonjë takim apo diçka tjetër zyrtarisht, mirë, por unë po e them dhe ashtu e mendoj që emri që do të duhej, do të jetë Konjufca,” theksoi Thaçi për FrontOnline.

     

     

    Zogaj: LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive, por nuk kemi votë blanko për askënd

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, për FrontOnline ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet të martën.

    Megjithatë, ai ka bërë të qartë se subjekti i tij nuk do të japë mbështetje të pakushtëzuar për asnjë kandidat për kryetar Kuvendi.

    “Po. Të martën do të marrim pjesë në seancën konstituive. Kurse votë blanko nuk kemi për askënd,” ka deklaruar Zogaj për FrontOnline.

    Ai theksoi se zhvillimet politike do të vlerësohen në momentin kur ndodhin, duke lënë të hapur qëndrimin e LDK-së për hapat e mëtejshëm.

    “Do të shohim si po rrjedhin ngjarjet politike në vend,” shtoi ai për FrontOnline.

     

    PDK nuk e voton kandidatin e propozuar nga VV për kryepalrmanetar

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën konstituive që pritet të mbahet nesër.

    Ai ka theksuar se qëndrimi i tij përputhet plotësisht me pozicionin zyrtar të partisë dhe se çdo veprim i PDK-së.

    “Qëndrimet e mia janë dhe ato të PDK-së. Ne nuk do të marrim pjesë në votim, derisa nuk kemi zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën,” ka deklaruar dje Lushtaku.

    Sipas tij, për PDK-në, një zgjedhje e qëndrueshme për vendin do të ishte formimi i një qeverie të re me kryeministër Bedri Hamzën, të cilin e sheh si figurë të duhur për ta udhëhequr vendin në një fazë të re politike.

    “Zgjedhje e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza, si udhëheqës i Qeverisë, dhe me këtë besoj se do të krijohet stabiliteti dhe qëndrueshmëria në vend,” ka shtuar Lushtaku.

     

    AAK e voton kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se partia e tij do të mbështesë kandidatin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

     “Kuptohet, do të bëjmë konsulta të ndërsjella edhe me partitë e tjera opozitare, me PDK-në dhe LDK-në. Por, besoj që konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve,” ka deklaruar Haradinaj dje pasi është regjistruar në Kuvendin e Kosovës si deputet,

    Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë para seancës konstituive, që pritet të zhvillohet nesër, ndërsa partitë e tjera opozitare po shfaqin hezitim apo qëndrime të paqarta rreth votimit të kryeparlamentarit.

     

    Limaj: S’kemi marrëveshje me askënd, presim që Qeveria do të formohet

    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur pasi është regjistruar si deputet bashkë me dy deputetët e kësaj partie, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku, raporton FrontOnline.

    Limaj, para mediave ka thënë se nuk ka marrëveshje me askënd, por se pret që Qeveria të formohet brenda afatit kushtetues.

    “Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri sot, Nisma do të punojë fort që Kosova do të mos ketë krizë parlamentare. Ajo që mund të themi është se deri tani ne nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik. Do të shohim nesër. Nesër mund të ketë zhvillime dhe do të keni përgjigje”, tha ai sot për gazetarët para Kuvendit të Kosovës.

    Duke iu përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se ‘do të ishte e turpshme nëse Limaj do të shkonte me Kurtin’ dhe se ‘i ka dërguar shkresë’ – kryetari i Nismës e mohoi të ketë shkresë ndërkaq nuk e komentoi pjesën e ‘do të ishte e turpshme…”

    “Nuk e di çka ka ndodhur. Unë nuk kam pranuar asnjë shkresë nga askush dhe nuk kam pa ndonjë dakordim diku që dikush mos me u taku”, tha Limaj.

    Ai tha se rikthimi i partisë së tij, do të jetë një zë që i ka munguar Kuvendit.

    “Rikthimi i Nismës në parlament, besoj se ka qenë një zë i munguar. I siguroj të gjithë aktivistët dhe votuesit tanë që do të punojmë fort në shërbim të vendit. Do të ngrisim çështje që besojmë se janë në të mirën e Kosovës, do të ballafaqohemi me argumente politike, do të tregojmë shkallë të lartë të pjekurisë politike”, tha Limaj.

     

    Spahiu: Kryetari ose do të jetë nga VV, ose Kuvendi nuk do të konstituohet

    Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu për FrontOnline ka komentuar zhvillimet rreth seancës konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet nesër, duke theksuar se situata mbetet e paqartë dhe e varur nga vendimet e Albin Kurtit.

    “Duhet me qenë në kokën e Albin Kurtit për të kuptuar se çka do të ndodhë nesër” ka deklaruar Spahiu.

    Ai ka shtuar se, ndonëse mund të analizohen interesat kombëtare, interesat e Vetëvendosjes apo edhe të vetë Kurtit, vendimmarrja e tij mbetet shpesh e paparashikueshme, në varësi se si ai i percepton këto interesa.

    “Vështirë me u fut në kokën e tij, duke marrë parasysh edhe situatën, nëse ai ka përfunduar pazarët me aleatët e vetë, apo dëshiron që përmes zvarritjeve t’ua ulë pazaret,” theksoi ai.

    Megjithatë, profesor Spahiu u shpreh i bindur se Glauk Konjufca ose ai të cilin e propozon Albin Kurti (nëse veç vendosë ta propozojë) ka gjasa të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, pasi, sipas tij, kjo është edhe në interesin e shumicës së deputetëve.

    “Besoj se Konjufca ose cilido që propozohet nga Albin Kurti do merr votë, sepse është interesi i deputetëve tjerë që me u konstitu Kuvendi sa më parë që t’u ecin rtogat. Kryetari i Kuvendit ose do të jetë i VV-së ose nuk konstituohet Kuvendi” tha profesor Spahiu./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, ka dhënë një propozim se si të dilet nga situata e moskonstituimit të Kuvendit. Ai jep si...
    Lajme25 Prill 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së tha se qytetarët e Kosovës muajt e ardhshëm duhet ta kenë fokusin te Gjykata Speciale. Sipas...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Malajzisë që qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar nga imamët e të gjithë xhamive në Kosovë që në ligjeratën e (Xhumasë)  të flasin për...
    Lajme25 Prill 2025
    Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli nuk është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë elektrike në Kosovë. Madje...
    Lajme25 Prill 2025
    Udhëtoni drejt Stuttgartit pa ndalesa dhe pa stres me fluturimet direkte që ofron PrishtinaTicket çdo ditë të javës. Komoditet, siguri dhe çmime...
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Komiteti Hetues i Rusisë – autoriteti kryesor federal hetimor në vend – ka konfirmuar se gjenerali Yaroslav Moskalik u vra në një...
    Vip25 Prill 2025
    “Big Brother Vip Albania 4”, mbylli me një sukses të jashtëzakonshëm këtë cikël, ndërsa banorët që shkuan në gjysmë finale dhe finale...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka postuar një fotografi me deputetin e PDK-së, Rrahman Rama. Fotografisë së publikuar në profilin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.