×
  • Lajme
  • Lajme

    “Papjekuri politike dhe mashtrim” – Limaj flet për mospajtimet mes Osmanit dhe Kurtit

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për marrëdhëniet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ka theksuar se ka mospajtime të qarta mes tyre.

    Për Debat Plus, Limaj ka thënë se ka një përplasje të dukshme mes dy institucioneve më të larta të Kosovës.

    “Presidentja flet me nëntekst dhe është e dukshme se marrëdhëniet mes Presidencës dhe Kryeministrit kanë telashe dhe probleme që ende nuk janë qartësuar. Unë besoj se presidentja ende nuk ka folur qartë rreth marrëdhënieve të tyre dhe mospajtimeve që kanë”, ka deklaruar Limaj.

    Limaj ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet se për çfarë janë në mospajtime.

    “Ne duhet të dimë saktë mospajtimet dhe të shohim nëse ato janë lidhur me tema nacionale të rëndësishme për Kosovën apo janë thjesht mospajtime personale”, ka shtuar ai.

    Në një deklaratë të fundit, presidentja Osmani ka thënë se Asociacioni është ofruar për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

    Ndërkohë, Limaj ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar ky proces, duke e quajtur atë një “tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit”.

    “Janë zotuar para organeve për implementimin e Asociacionit dhe kanë tentuar ta bëjnë një lojë në natën e fundit. Kjo tregon papjekurinë politike dhe tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit me i vendos në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë”, ka deklaruar Limaj.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka qëndruar për vizitë në një familje në fshatin Muzeqinë...
    Lajme18 Shtator 2024
    Në rast se Kosova nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia, Procesi i Berlinit mund të mbetet pa shtetin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Të martën mbrëma, miqtë, partnerët dhe bashkëpunëtorët e NDI-së u mblodhën për të shënuar 25 vjetorin e punës për forcimin e demokracisë...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se e mbështesën grevën e stafit të mirëmbajtjes. Në...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë për “Front Online” se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët në Kosovë  prek...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se nuk janë përjashtues në aspektin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Time Kadrijaj, anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” ka folur për “Front Online” lidhur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti është i ftuar në drekë pune nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër (19 shtator) në...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Pajisje elektronike kanë shpërthyer në një valë të dytë shpërthimesh të mërkurën në pjesë të shumta të Libani dhe në Bejrut, thanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.