×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Papa i ri zgjidhet në 5 maj, si do të funksionojë procesi

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Me ndarjen nga jeta të Papës Françesku, janë vënë në lëvizje mekanizmat për të zgjedhur papën e ri. Tashmë është konfirmuar se procesi do të fillojë më 5 maj, pas përfundimit të periudhës së nëntë ditëve të zisë.

    Vatikanii thotë se “do të kemi të konfimuar emrin e papës së ri brenda një muaji”, megjithatë, konklavi, mbledhja e kardinalëve që do të zgjedhin pasardhësin e Papës, pritet të zhvillohet më shpejt se kaq.

    Zgjedhja e papës zhvillohet në kushte të rrepta sekrete dhe kardinalët mbyllen në Vatikan derisa të arrijnë një marrëveshje për emrin e papës së ri.

    Në përgjithësi, Kolegjiumi i Kardinalëve ka një limit prej 120 kardinalësh me të drejtë vote. Në vitin 2007, Papa Benedikti XVI miratoi një dekret që parashikon se kardinalët duhet të arrijnë një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur papën.

    Procesi i zgjedhjes mund të zgjasë disa ditë, dhe gjatë kësaj periudhe, kardinalët nuk kanë të drejtë të kontaktojnë me botën jashtë. Votimi zhvillohet në Kapelën Sistine, dhe pas përfundimit të votimit, fletët e votës përzihen, numërohen dhe hapen.

    Fletët e votës më pas digjen, dhe nëse është arritur një vendim, një tym i bardhë shfaqet nga oxhaku për ata që janë jashtë Vatikanit. Rreth 15 minuta pas daljes së tymit të bardhë, do të shpallet lajmi për papën e ri.

    Nëse shfaqet tymi i zi, do të thotë se nuk është arritur ende një vendim dhe procesi i votimit do të vazhdojë. Për të prodhuar tymin e zi, fletët e votës digjen me një kimikat.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    Lajme31 Maj 2025
    Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një punëtor nga Bosnja Hercegovina ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Tiranë dhe për pasojë ka vdekur. Policia e Tiranës...
    Sport31 Maj 2025
    Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit. Gjithçka ishte e barabartë deri...
    Lajme31 Maj 2025
    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.