Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt.
Papa 88-vjeçar pritet të dalë sot dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thanë mjekët që e trajtojnë atë.
Gjatë pesë javëve të fundit, ai paraqiti “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.
Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, tha Dr Alfieri. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij./Express/