×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Papa Françesku lirohet nga spitali

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Papa Françesku u largua nga spitali Gemelli në Romë më 23 mars, pasi për pesë javë u përball me pneumoni. Me të dalë nga spitali, Papa përshëndeti turmën e mbledhur dhe vetura me të cilën po udhëtonte u nis drejt një kishe në Romë dhe më pas në shtëpinë në Vatikan.

    Në Vatikan, turma të mëdha njerëzish u mblodhën nëpër rrugë për të pritur Papën 88-vjeçar.

    Të shtunën, mjekët njoftuan se Papa do të lirohej nga spitali, por ai, thanë mjekët, duhet të shmangë takime me grupe të mëdha njerëzish dhe të mos i shkaktojë vetes lodhje. Pas një kohe, mjekët thanë se Ati i Shenjtë mund t’iu rikthehet të gjitha aktiviteteve të tij normale.

    Papa argjentinas, i cili kur ishte i ri kishte hequr një pjesë të mushkërisë, ishte shtruar në spitalin Gemelli më 14 shkurt, për shkak se gjendja e tij me bronkit u përkeqësua.

    Mjekët fillimisht e diagnostikuan me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas thanë se ai kishte pneumoni në dy mushkëritë. Analizat e gjakut shfaqën shenja të anemisë dhe probleme me veshka, por këto ndërlikime u përmirësuan pasi Papa iu nënshtrua dy trajtimeve me transfuzion të gjakut.

    Më 28 shkurt gjendja e tij u përkeqësua, pasi pati probleme të frymëmarrjes dhe u desh të merrte oksigjen përmes një maske. Ai po ashtu përjetoi dy kriza të frymëmarrjes disa ditë më vonë. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën që të sanksionojnë më tej Moskën, për të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, skandalin e vërtetë te mashtrimi që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianë ruse e sheh...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri. Sociologia Makfire...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë. Hosha thotë se...
    Kronika26 Mars 2025
    Në tri ditët e fundit, Kosova nuk gjeti qetësi. Katër persona kanë vdekur në tri raste të ndara si pasojë e të...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin...
    Lajme26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbajti një fjalim në Shkollën e Ekonomisë të Varshavës, ku shprehu mbështetje të fuqishme për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.