×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri”- Begaj intervistë për “Il Tempo”: Ishte i lidhur me figurën e Nënë Terezës

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë.

    “Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota – Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme – u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi ‘Shën Pjetri’ deri te ‘Santa Maria Maggiore’, erdhi për t’i bërë homazh”, tha Presidenti Begaj.

    Në intervistë, Presidenti foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, njëmbëdhjetë vite më parë. “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, theksoi ai.

    Presidenti Begaj kujtoi gjithashtu dy audiencat që pati me Papa Françeskun, në dhjetor 2022 dhe në maj të vitit të kaluar, duke vënë në dukje vëmendjen dhe dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Airesit. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”, tha Presidenti.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    “Duket se Edi Rama do të bëhet kryeministri i parë shqiptar që siguron një mandat të katërt”. Kështu e nis artikullin media...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar se procesi u menaxhua në mënyrë transparente, ndërsa dita e...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar për gazetarët se të enjten do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u takuar me presidentin turk...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2025
    Të gjitha partitë politike, i kanë kthyer përgjigje pozitive presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për takimin e 15 majit. Kështu ka konfirmuar...
    Lajme13 Maj 2025
    Është lokalizuar dhe gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur një ditë më parë në komunën e Kllokotit. Lajmin e ka...
    Lajme13 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thirrur një takim konsultativ me partitë politike të premten e 15 majit, në funksion të përpjekjeve...
    Lajme13 Maj 2025
    Deputetja britanike Emma Lewell, së bashku me një grup parlamentarësh ndërpartiakë, i ka drejtuar një letër Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy,...
    Lajme13 Maj 2025
    Ambasada gjermane ka shprehur edhe një herë shqetësimin e saj për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile...
    Lajme13 Maj 2025
    Kosova dhe SHBA kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Amerikës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.