×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paolucci i Bankës Botërore: Në Kosovë janë krijuar vende të reja pune

    FrontOnline
    21 Janar 2023

    Në Kosovë është rritur punësimi.

    Këtë e thotë menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, i cili thekson se ku bazohen për këtë.

    “Anketat e fundit nuk janë ende të disponueshme. Kjo është një gjë që nuk duhet harruar. Thënë kjo, ne kemi edhe të dhëna të tjera që i shqyrtojmë, për shembull kontributet në sistemin pensional, të cilat tregojnë se punësimi është rritur pak”, është shprehur Paolucci në Klan Kosova FM.

    “Bazuar në të dhënat e kufizuara që ne i kemi vëzhguar, dhe mundemi t’i vëzhgojmë, janë krijuar vende të reja pune. Është e vështirë të shprehen në formë sasiore, por që nga pandemia e deri tani, përfshirë edhe vitin e shkuar, janë krijuar vende të reja pune.

    “Tash, a po krijon ekonomia e Kosovës mjaftueshëm vende pune me cilësi të mirë për qytetarët e vendit? Jo! Dhe sidomos jo për gratë. Ky është problem i madh për vendin, sidomos pjesëmarrja e ulët e grave ne fuqinë e punës. Aty ka çështje strukturore, por edhe kulturore, që duhen adresuar”, ka vazhduar ai.

    Sipas tij Kosova ka kapacitete për rritje edhe më të lartë nëse do të ndërhyhej që njerëzit të mos largoheshin nga vendi.

    “Kompanitë ankohen se nuk po i gjejnë shkathtësitë e duhura për vendet e reja të punës që do të donin të krijonin, për shembull për të prodhuar mallra për Evropë. Do të duhej të kishte disa reforma që do t’ia mundësonin sektorit privat që të jetë agjent i krijimit të edhe më shumë vendeve të punës. Do të duhej të kishte investime për modernizimin e infrastrukturës, për lidhjen e vendit me tregtinë rajonale dhe globale. Pra, do të duhej të ndodhnin disa gjëra, dhe sipas meje rritja do të mund të ishte edhe më e lartë, dhe do të mund të krijoheshin më shumë vende pune, por duhet të vazhdojnë përpjekjet për reforma”./Front Online

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar familjen e Muharrem Rexhepit në Mitrovicë. Muharrem Rexhepi më 9 qershor të vitit...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi. Ai theksoj se në këtë takim diskutuan për...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka marrë një vendim të ri dhe të rëndësishëm për karrierën e saj. Ajo ka vendosur të...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media tha se një kapitull i ri ka nisur për Kosovës,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka bërë të ditur se mbrëmë ka qëndruar në Bllacë së bashkë me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.