×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Panxhar me hudhër dhe vaj ulliri për tensionin dhe aneminë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

    Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë që ju sugjerohet më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës. Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht. Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme. Në recetën e rekomanduar më poshtë do të mësoni se si të shijoni panxharin duke i kombinuar me hudhër dhe vaj ulliri.

    Përbërësit:

    • 4 panxharë të përmasave mesatare
    • 1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
    • 4-5 thelbinj hudhër të shtypur
    • Lëngu i një limoni
    • Kripë sipas dëshirës.

    Përgatitja:

    Pastrojini panxharët me një furçë kuzhine, lajini me ujë të bollshëm dhe më pas hidhini në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të zihen në zjarr mesatar. Për të kuptuar nëse janë zier plotësisht, ngulni një pirun dhe nëse panxharët janë të butë, hiqini nga zjarri. Pasi të jenë ftohur, mund të hiqni lëkurat e tyre, megjithatë kjo është sipas dëshirës.

    Prijini panxharët në feta të holla ose në katrorë. Në një tas të vogël përzieni hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Fetat e panxharit vendosini në pjatancën e servirjes dhe sipër tyre shtoni pak kripë dhe lëngun e limonit me hudhër dhe vaj ulliri. Mbulojeni pjatancën dhe lërini fetat e panxharit të përthithin lëngun për të paktën gjysëm ore.

    Servireni pjatancën në temperaturë ambienti. Panxhari është një zhardhok që kombinohet shumë mirë me disa perime dhe barishte. Ai përshtatet me karrotën, qepën, rukolën, lakrën, selinonë, barishtet e qepëve, kastravecin, spinaqin dhe avokadon. Panxhari është partner i mirë edhe i gatimeve me mish. Këtu përfshihet mishi i derrit, viçit, patës dhe peshku./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Lifestyle15 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 15 prill 2025 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk...
    Të tjera
    Vip17 Prill 2025
    Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Në finale janë katër personazhe:...
    Lajme17 Prill 2025
    Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një...
    Lajme17 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar identifikimi i kundërvajtjeve përmes pajisjeve inteligjente. Në një njoftim të lëshuar...
    Vip17 Prill 2025
    Tiri Gjoci, i cili këtë sezon mori pjesë në Big Brother VIP Albania së bashku me partneren e tij Krisa Caushi, ka...
    Lajme17 Prill 2025
    Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i saj, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së...
    Lajme17 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka dalë me një tjetër njoftim për pagesën e faturave për shërbimet e pastrimit. Komuna ka thënë se pagesa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.