×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Panxha: Rritja e çmimeve vjen për shkak të importit

    FrontOnline
    27 Tetor 2021

    Astrit Panxha, drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se rritja e çmimeve në Kosovës vjen për shkak të importit.

    “Nëse e shohim strukturën e ekonomisë së Kosovës, jemi importues të inflacionit. Shumicën e produkteve që i blejmë, i blejmë me një çmim që janë të determinuara jashtë ekonomisë së Kosovës. Inflacioni, rritja e çmimeve, vjen për shkak të importit”, ka thënë Panxha.

    Sipas tij rritja e çmimeve është një problem global dhe se pandemia ka ushtruar një ndikim të madh në çrregullimin e tregtisë.

    “Rritja është e vazhdueshme së pari kemi rritje të landës së parë në nivel global, sepse pandemia ka pasë një ndikim shumë të madh në çrregullimin e tregtisë ndërkombëtare. Metalet, plastika shumica e këtyre kanë pasë një rritje të madhe që nëse e shohim në kontekstin kohor gjatë pandemisë kemi pasë një ulje të këtyre produkteve për shkak të ramjes së kërkesës sepse ekonomia është mbyllë”, ka shtuar Panxha.

    Ndërkaq ka theksuar se rritja e pagave duhet të indeksohet në shkallën e inflacionit ose të reflektohet në rritjen e produktivitetit por që sipas tij, asnjëra nuk ka ndodhur në Kosovë, njofton Klankosova.tv

    “Problemi i pagave është i akumulum me vite të tëra do të thotë nga qeveritë e kaluara gjithmonë para zgjedhjeve kanë përdorur pagat ose skemat sociale jo të targetuara që të japin njëfarë karrote për popullin që të marrin vota. Në të kaluarën pagat në sektorin publik janë rritur deri në 20 përqind në vit që është jashtë çdo arsyeshmërie ekonomike sepse paga duhet të rritet në një formë ose të indeksohet me shkallën e inflacionit ose të reflektohet në rritjen e produktivitetit, te na as njëra as tjera nuk ka ndodhur dhe kemi një sektor publik që është i mbingarkuar me punëtorë të paguar më shumë sesa që punojnë dhe kjo ka jep një presion të madh te sektori privat ku pagat pak a shumë janë të indeksuara me kërkesën dhe ofertën çfarë ofron tregu dhe çfarë shkathtësi ofrohen nga punëtori dhe tash të flitet për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 është diçka që duhet ndodhur por gradualisht, se ti nuk mundesh me ia rritë një biznesi për 50 përqind shpenzimet e pagave”, ka shpjeguar Panxha./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.