×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia shtoi ankthin dhe stresin te kosovarët, kërkohet kujdes për shëndet mendor

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Pandemia po lë pasoja të mëdha, duke sjellur ankth e çrregullime të tjera në shëndetin mendor të shumë njerëzve. E probleme më të mëdha po priten pas përfundimit të saj, që sipas profesionistëve mund të rezultojë edhe me çrregullim të stresit pas traumatik. Janë tre deri në pesë persona të cilët në ditë kërkojnë ndihmë në Qendrën për Shëndet Mendor në Prishtinë pas fillimit të pandemisë. Pavarësisht numrit të rritur, ende ekziston ngurrimi për të kërkuar ndihmë nga profesionistët shëndetësorë.

    Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi thekson se shoqëria kosovare nuk ka qenë shumë e vëmendshme për shëndetin mendor. Andaj tanimë po vërehen edhe pasojat që po shkaktojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 tek njerëzit.

    “Ka filluar me një izolim të plotë, i cili është perceptuar shumë si masë administrative, si ndëshkim që ka rezultuar me një ankth të madh, posaçërisht tek të rinjtë. Nuk ka pasur një qasje si një luftë kundër pandemisë edhe secili individ po e jep kontributin e vet. Por, perceptimi si masë administrative, grumbullimi i atij ankthi ka rezultuar me një rebelim i cili ka pasur pasojat e veta. Mirëpo, e gjitha kjo ka qenë sepse nuk ka qenë prej fillimit një rëndësi e veçantë me iu kushtu shëndetit mendor. Tash po merremi me pasojat, sepse kjo pandemi ka krijuar një frikë shumë të madhe, ka krijuar një stres. Që problemet e shëndetit mendor po pres që kanë qenë shumë më të mëdha pas përfundimit të pandemisë, që do të rezulton edhe me çrregullim të stresit post-traumatik”, tha ai në një intervistë për KosovaPress.

    Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Rexhepi ka theksuar rëndësinë e shëndetit mendor, duke shtuar se nuk ka mirëqenie të plotë pa kujdesin ndaj shëndeti mendor.

    “Nuk ka shëndet të plotë, pa shëndet mendor. Nuk ka trup të shëndoshë pa shëndet mendor. Nuk ka shëndet mendor, pa shëndet fizik. Këto dyjat e bëjnë një tërësi, dhe nuk munden me u nda. Mirëpo, ne e kemi kufizuar shëndetin mendor vetëm në disa sëmundje kronike të shëndetit mendor. Në fakt çdo bezdi e jona, e cila na bën jo funksional duhet të them trajtohet. Por, ai trajtim nuk duhet me qenë gjithmonë nga profesionistët shëndetësorë, sepse mjafton me gjet te dikush një mbështetje, përkrahje për me i tejkaluar disa vështirësi. Asnjë moment nuk guxojmë të ndihemi se jemi vet. Në momentin që fillojmë të mendojmë se ndihemi vet atëherë frika është shumë e madhe dhe shkakton dhimbje të madhe ”, shton ai.

    Përkushtimi ndaj të tjerëve, sipas tij, është shumë e rëndësishme për personat të cilat po kalojnë vështirësi gjatë kësaj kohe.

    Sami Rexhepi tregon se Qendra e Shëndetit Mendor ka 1800 klientë kronik, dhe se gjatë kësaj kohe ka pasur rritje të numrit të personave të cilët kanë kërkuar ndihmë.

    “Numri është rritur, por jo shumë. Sepse ende ekziston ngurrimi për me kërkuar ndihmë prej profesionistëve të shëndetit mendor. Kjo ka filluar të tejkalohet gradualisht, por na duhet ende kohë për me u mishërua edhe me qenë pjesë të shëndetit të përgjithshëm dhe mos me u krijua një tabu për shëndet mendor. Sepse në këtë mënyrë po margjinalizohet një popullatë e tërë, që paraqet probleme të tjera… Së paku i kemi tre deri në pesë raste të cilët kërkojnë ndihmë. Mirëpo, nuk është Qendra e Shëndetit Mendor vend ku mundemi me i trajtua për shkak të detyrave tjera. Qendra e Shëndetit Mendor është e vogël në aspektin e kapaciteteve”, thekson Rexhepi për KosovaPress.

    Sipas tij, është momenti i fundit për vetëdijesim sa i përket çështjes së shëndetit mendor dhe i njëjti të kuptohet që është pjesë e shëndetit të përgjithshëm. Ai thotë se institucionet nuk e kanë kuptuar me seriozitet të plotë çështjen e shëndetit mendor dhe COVID-19.

    “Sa i përket institucioneve një mesazh, viti i ka edhe 364 ditë tjera përveç 10 tetorit. Edhe nuk ka shëndet fizik, pa shëndet mendor. Mesazh për të gjithë neve, sa më tepër t’u kushtojmë kujdes, përkushtim, dashuri, atyre që i kemi afër, atyre që i dojmë. Edhe ne do të ndihemi mirë që po japim diçka, ata nuk do të ndihen vet”, shton ai.

    Pavarësisht këtyre pasojave në shëndetin mendor si shkak i pandemisë, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, institucionet shëndetësore nuk kanë organizuar asgjë në shënim e kësaj dite. Neuropsikiatri porositë që kujdesi ndaj shëndetit mendor mos të lihet anash.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.