×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia rriti ankthin dhe depresionin te kosovaret, shtohen kërkesat në Qendrat e Shëndetit Mendor

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Pandemia CoViD-19 po ndikon edhe në shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës. Ekspertët e shëndetit mendor në vend thonë se që nga përhapja e pandemisë CoViD-19, është rritur numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë psikologjike në Qendrat e Shëndetit Mendor.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Objektiv neuropsikiatri Sami Rexhepi njëherësh edhe drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë.

    “Për shkak të situatës dhe rrethanave që janë krijuar edhe në QKUK në Klinikën e Psikiatrisë, është rritur numri i klientëve të cilët kanë kërkuar shërbimeve ambulatore në Qendrën për Shëndet Mendor në Prishtinë”, tha Rexhepi.

    Ai ka përmendur edhe ankesat që qytetarët kanë pasur në këtë Qendër gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

    Kryesisht janë ankesa të ankthit, çrregullime obsesivo-kompulsive, të shkallëve të ndryshme të depresionit që janë manifestuar. Thjesht, është pasojë e një stresi akut. Pas lirimit të masave filluan me funksionuar prapë, mirëpo përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike, rritja e numrit, na detyrojë që na prapë ta mbyllim shërbimin e qëndrimit ditor, për shkak të mundësisë së bartjes së infeksionit të klientëve”, deklaroi ai.

    Ndërsa ka folur për mundësinë e zgjatjes së pandemisë, Rexhepi ka përmendur edhe pasojat e shëndeti mendor me të cilat do të përballen qytetarët gjatë kësaj kohe.

    Po krijohet një strategji në faza të ndryshme të reagimet. Edhe ne duhet ta pranojmë këtë që të mos mbushmi ankth, por të marrim përgjegjësi. Jemi në fazën akute. Dhe me zgjatjen e kësaj po krijohet një stres akumulativ i cili po mblidhet. Por në anën tjetër, e ka edhe atë të mirën e vet sepse kanë filluar të zhvillohen disa mekanizma mbrojtës që na mbrojnë prej këtij stresi. Por e gjitha do të manifestohet kur të tejkalohet pandemia”, deklaroi Rexhepi.

    Ankthi dhe depresioni sipas neuropsikiatrit do të jenë gjendjet me të cilat do të ballafaqohen qytetarët gjatë gjithë kohës së pandemisë.

    “Do të ketë ankth, do të ketë shkallë më të madhe të depresionit, do të ketë e nuk dëshirojë të ketë, edhe numër të vetëvrasjeve. Për shkak se te një pjesë e madhe, vetë sëmundja ka shkaktuar një frikë të madhe dhe një ankth. Mirëpo, te një pjesë është edhe pasiguria ekonomike dhe financiare. Dhe nuk kanë me pas aspak të lehtë ata prindër që e kanë humbur vendin e punës tash,  për me menduar për të ardhmen e familjes. Dhe kjo është një barrë dhe një përgjegjësi e madhe, sepse nuk ka ndodhur për shkak të tyre”, ka thënë neuropsikiatri.

    Kësaj gjendje i kanë ndihmuar edhe masat e reja të kufizimit të lëvizjes, të cilat po sjellin ankth e depresion te qytetarët.

    “Nuk ka kategori, moshë apo gjini që është e mbrojtur prej këtyre. Është më shumë te personat, që varësisht prej përjetimeve që i kanë pasur gjatë zhvillimit. Sa është zhvilluar shkalla e vetëbesimit te individit. Ata do të jetë më të fuqishëm dhe më rezistent”, theksoi ai.

    Ndërsa, kategoria më e ndjeshme sipas tij, mbeten personat që nuk kanë pasur përkrahje të plotë nga familja dhe rrethi social që e shoqëron atë.

    Ndërsa, personat që kanë pasur rrethana gjatë zhvillimit të tyre, kur nuk e kanë ndier atë mbështetjen dhe përkrahjen e plotë, në rend të parë të familjes, janë shumë të ndjeshëm”, u shpreh Rexhepi.

    Një kategori tjetër që do të preket nga çrregullimet e shëndetit mendor, sipas neuropsikiatrit janë edhe individët që kanë humbur vendin e punës si dhe pronarët e bizneseve që kanë bankrotuar.

    Kategori e cenueshme janë edhe individët që e kanë humbur vendin e punës, biznese që janë buzë bankrotimit, të gjitha këto do të manifestohen edhe me çrregullime sa i përket shëndeti mendor. Nuk po them sëmundje, por do të ketë çrregullime që do ta vështirësojnë jetën”, ka thënë Rexhepi.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për Komisionin për Ekonomi, Industri,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mëngjesin do ta nisin me vizitë në QKUK. Nga ora 08:30,...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani ka tentuar që gjatë debatit të tij me Gresën ta përfshijë edhe Rovenën. Por e ajo e ka refuzuar teksa Gresa...
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani dhe Gresa kanë debatuar me njëri-tjetrin për sjelljet e tij brenda shtëpisë teksa jashtë e dashura e tij është në pritje...
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni si kapiten i javës ka fituar avantazhin e tij e që është një darkë vetëm me Dianën larg banorëve të tjerë....
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Sport13 Nëntor 2024
    Claudio Ranieri u prit nga qindra mbështetës të Romës në kthimin e tij nga një takim me pronarin e klubit Dan Friedkin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.