×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia përgjysmoi hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Pandemia Covid-19 ka goditur fort ekonominë kosovare. Si pasojë e saj, biznese të profileve të ndryshme kanë pësuar humbje milionëshe.

    Mbi 1 miliardë euro më pak qarkulluan në treg në periudhën mars – korrik të 2020-s, krahasuar me po të njëtën të 2019-s.

    Këto të dhëna i bëri të ditura për Front Online, Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, duke iu referuar raporteve të nxjerra nga Administrata Tatimore e Kosovës.

    Rënia e fuqisë blerëse ka lënë ndikime tjera negative. Ajo është manifestuar tek kompanitë, të cilat sipas Rukiqit, e kanë përgjysmuar potencialin për krijimin e vendeve të reja të punës. Për të, si përfaqësues kryesor i bizneseve, ky është halli kryesor.

    “Kur i sheh matjet e tre mujorit të fundit të 2020-s e sheh që pritjet për krijim të vendeve të punës janë përgjysmu me një vit më herët, 2019. Tani ka ra edhe potenciali i kompanive tona me kriju vende të reja të punës”, u shpreh ai për Front Online.

    Në këtë kontekst ky tërhoqi një paralele.

    Hyrja e njerëzve në tregun e punës ose numri i atyre që hyjnë në tregun e punës është në një disproporcion të madh me numrin e vendeve të punës që krijohen në vend. Kjo pastaj gjithmonë krijon potencial të krizave”, shtoi Rukiqi.

    Andaj, numri një i OEK-ut, kërkon reagim të shpejtë të shtetit, ndryshe dëmet do të jenë të mëdha.

    “Këtu e shoh atë shqetësimin kryesor që nëse nuk ka veprime të duhura atëherë edhe kjo rimëkëmbje që po përmendet do të vonohet shumë, pastaj mund të ketë pasoja të parikuperueshme. ”, deklaroi ai për Front Online.

    Kryetari i OEK-ut tregon se nga sa para do të kompensohen bizneset që u mbyllën për dy javë

    Sa i përket Rimëkëmbjes ekziston veç një pako aktive e krijuar enkas për këtë punë. Është ndihma 6-milionëshe që Qeveria “Kurti” miratoi ditë më parë për bizneset që qëndruan të mbyllura për dy javë, nga 7 deri më 18 prill. Janë 9 mijë sosh që u vunë thuajse nën dry. Kur merr për bazë këtë shifër, të parit të OEK-ut, shumë e ndarë nga qeveritarët s`i duket e mjaftueshme.

    “Nuk është e mjaftueshme. Jemi duke fol për 12 ditë. Kërkesa jonë është që kësaj here me u leju me punu. Natyrisht që këto, 700 euro, nuk presin t`i nxjerrin nga situata e pakënaqshme që është krijuar që prej fillimit të pandemisë”, pohoi Rukiqi për Front Online.

    I kënaqur fare nuk është as me pakot e tjera të mëparshme të Rimëkëmbjes, të dizajnuara nga qeveria e kaluar.

    “Ka pasë një Ligj të Buxhetit që nuk e ka marrë parasysh Ligjin e Rimëkëmbjes dhe i ka ndarë diku 70 milionë euro për masat e Rimëkëmbjes. Në këtë shumë është futur gjithçka, edhe vaksinat, edhe shtesat për policë, mjekë, për kategori të caktuara, edhe skemat sociale, dikun krejt në fund kanë mbet 10 milionë euro për bizneset që kanë qenë jashtëzakonisht pak”, pohoi numri një i OEK-ut.

    Fondi për Garantimin e Kredive, adresë “jo adekuate” për bizneset

    Rukiqi në intervistën dhënë portalit Front Online e potencoi faktin se adresa e vetme për ndihmë e sipërmarrësve është Fondi për Garantimin e Kredive. Megjithatë edhe këtu, Rukiqi, nxjerr në pah një problem.

    “Janë ato mjetet përmes Fondit për Garantimin e Kredive. Edhe aty ka shumë vrejtje, mbulohet shuma kolaterali për kredi të reja, derisa bizneset i kanë problemet me kreditë e vjetra. Nuk e kanë problemin me kolateral, por me normën e interesit. Furnizohet 80 % e kolateralit dhe kjo është për kredi të reja”, theksoi Rukiqi.

    Rukiqi: Qeveria e re t`i çojë deri në fund reformat ekonomike

    Oda Ekonomike e Kosovës pret që qeveria aktuale e cila i ka numrat e nevojshëm t`i çojë deri në fund reformat e rëndësisë ekonomike.

    “Kemi një qeveri që mund të kalojë çdo reformë. Tani nëse niset një reformë me rëndësi ekonomike pritjet së paku janë që një qeveri mund ta çojë mandatin deri në fund ta çojë edhe atë reformë deri në fund”, thonë nga kjo Odë.

    Diçka e tillë thonë se dështonte në të kaluarën, shkaku i rrëzimit të shpesht të pushteteve.

    “Ne problemin në të kaluarën e kemi pasë nëse e kemi nisë një reformë tatimore ose nëse kemi dashtë ta bëjmë një ligj që krijon lehtësira për biznese ka fillu, ka mbet dikun rrugës, kemi shku në zgjedhje është harru prapë, kemi qenë të detyruar të kthehemi në pikën zero”, tregojnë nga kjo Odë, më e madhja në Kosovë.

    Sa i ndihmoi bizneset gjatë  pandemisë Qeveria e Kosovës dhe sa u ndihmuan bizneset në rajon? Flet kryetari i OEK-ut

    Berat Rukiqi u pyet edhe për dallimet mes Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në ndihmën që secila prej tyre u ka ofruar bizneseve.

    Ndihma financiare sipas përqindjes së GDP- së, ai vlerësoi, se është pothuajse e njëjtë tek te gjitha vendet e Ballkanit, por jo edhe si vlerë.

    Andaj tha se nuk mund të bëhen krahasime të tilla shtet për shtet.
    “Por, nëse e sheh rënien e qarkullimit dhe nëse e sheh gjendjen qysh e kanë pasë bizneset tek ne normalisht që është vlerë e ulët dhe nuk mund të bëjmë krahasime ose interpretime të dhënave në kontekste të ndryshme. Konteksti i vendeve të tjera ose qysh e thashë 5% e GDP-së çka është në Maqedoni nuk është e njëjta vlerë me 5% e GDP-së në Kosovë”, theksoi ai.

    Për fund, Rukiqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë veprimet e duhura në mënyrë që të rikthejë ritmin e mëparshëm të rritjes ekonomike.

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.