Pandemia Covid-19, thuhet se ka prishur planet në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi ka thënë për Front Online, se Ministria e Shëndetësisë ka bërë planin e fizibilitetit, dhe së shpejti do të gjendet lokacioni i përshtatshëm për vendosjen e spitalit.
“Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër që të bëjë planin e fizibilitetit dhe me aq sa jam i informuar është i përfunduar. E ka bërë një ekip e jashtme, një operator ekonomik ose kompani e jashtë gjermane. Plani është i gatshëm dhe nga ne së shpejti do të kërkohet gjatja e lokacioneve të përshtatshme për vendosjen e spitalit dhe pastaj do të filloj ndërtimi”, ka shtuar ai./Front Online/
https://www.youtube.com/watch?v=5PwQ3XEB1-k&feature=emb_title&ab_channel=FrontOnline