×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia goditi ekonominë e vendit, 78 mijë kosovarë kanë bërë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Kriza e pandemisë COVID-19 ka goditur edhe ekonominë e Kosovës. E për këtë shumë persona dhe biznese janë detyruar të parashtrojnë kërkesë në bankat e Kosovës për shtyrjen e pagesës së këstit të kredisë.

    Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se në periudhën mars, prill, maj dhe korrik janë parashtruar afër 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë.

    Ahmeti për KosovaPress, ka thënë se nga 78 mijë kërkesa, janë aprovuar 70 mijë e 564 kërkesa.

    “Nga 77,629 kërkesa të parashtruara për shtyrje të kësteve për periudhën mars-prill-maj-korrik, janë aprovuar 70,564 kërkesa nga të cilat 57,443 për personat fizik dhe 20,186 për personat juridik”, tha Ahmeti.

    Ndërsa në pyetjen, pas kësaj shtyrje të këstit të kredisë në tre mujorin e parë, se sa ankesa janë pranuar për rritje të kamatës, Ahmeti ka thënë se janë 131 ankesa të cilat janë zgjedhur në favor të palëve.

    “Ju informoj se divizioni i ankesave në BQK, deri më tani ka pranuar 746 ankesa, nga të cilat 131 janë zgjidhur në favor të palëve, të tjerat janë kryesisht ankesa për interesin e rregullt të përllogaritur e që rezulton të jenë me përgjigje negative për palët”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, kishin vendosur që bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak gjatë vozitjes dhe ka humbur kontrollin e automjetit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.