Sigurisht, numri më i vogël i aksidenteve ka ndikuar që edhe numri i personave që kanë vdekur në komunikacion të jetë më i vogël.
Në vitin 2019, në periudhën Janar-Shtator janë shkaktuar 66 aksidente me fatalitet, derisa në periudhën e njëjtë në këtë vit ky numër ka rënë në 51.
E gjithashtu në këtë vijë të rënies ka shkuar edhe numri i personave të vdekur. Në vitin 2019 për 7 muajt e parë të vitit kanë vdekur 76 persona në aksidente, ndërsa në periudhën e njëjtë në këtë vit kanë vdekur 55 persona, ose 21 vdekje më pak në komunikacion.
Në vitin 2019 në periudhën Janar-Shtator ka pasur 4443 aksidente me të lënduar me gjithsej 8625 persona të lënduar, ndërsa në këtë vit në periudhën e njëjtë ka pasur 3663 aksidente me të lënduar me gjithsej 6825 persona të lënduar.
Rënie ka shënuar edhe numri i aksidenteve me dëme për 1642 më pak dhe gjithashtu edhe numri i tiketave të shqiptuara në trafik.
Nga 321690 tiketa të shqiptuara gjatë muajve Janar-Shtator në vitin 2019, ky numër ka rënë në 279408 në vitin 2020 në periudhë të njëjtë kohore.
Në tabelën e mëposhtme mund t’i shihni të gjitha të dhënat e grafikuara nga Policia e Kosovës.