×
  • Lajme
  • Lajme

    Panchev: Në Hagë duhet të jenë Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Kosova nuk duhet të gjykohet për krimet e luftës, është̈ Serbia ajo që duhet të jap llogari për gjenocidin e kryer në Kosovë. Në fund të fundit, z. Thaçi, z. Veseli dhe udhëheqësit e tjerë̈ të UÇK-së, në fund të fundit do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia. Kështu thotë̈ në një intervistë për KosovaPress politologu bullgar Anton Panchev.

    Ai thotë̈ se kjo është̈ një̈ padrejtësi që po i bëhet luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës.

    Kritika ka adresuar për bashkësinë̈ ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë.

    Kritika ka adresuar për bashkësinë̈ ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë. Për këtë kërkon që t’i bëhet më shumë presion Serbisë, në mënyrë që të jap llogari për krimet e kryera në Kosovë.

    Albanologu dhe politologu bullgar, Anton Panchev në një̈ intervistë për KosovaPress i quan të rënda ngjarjet e fundit në Kosovë, nga Specialja.

    “Janë ngjarje të rënda, i kemi pritur për fat të keq. Por duhet të themi se ne në Bullgari e dimë të vërtetën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kundër shqiptarëve të Kosovës, edhe në vitet 90-ta, në fund të dekadës së kaluar, por edhe gjatë shekullit XX. Në pranverën e vitit 1999, pikërisht burime bullgare kishin zbuluar planin serb për spastrimin e shqiptarëve të Kosovës, për gjenocidin mbi ta. Këto ngjarje janë të rënda dhe duhet të themi se tani për tani, Beogradi ka një̈ lloj suksesi me propagandën e tij kundër shqiptarëve”, thotë ai.

    Tutje, Panchev thotë se në Hagë duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë, të cilët dikur ishin persona të afërt me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

    “Unë nuk mund të kuptoj politikën e faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndaj Kosovës pra, sepse ne dimë mirë se e drejta historike i takon shqiptarëve. Serbia ka bërë shumë krime dhe asaj duhet t’i bëhet presion që të njoh shtetin e Kosovës, që të njoh sovranitetin e shtetit të Kosovës, sepse nuk mund të rrezikohet stabiliteti i Kosovës. Kisha serbe në Kosovë ka shumë të drejta, tepër të drejta, dhe mund të kërkohet vetëm një gjë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të njohë Kosovën, të kërkohet falje për gjenocidin kundër shqiptarëve dhe në Hagë, në Tribunalin për krimet e luftës duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë nga koha e Millosheviqit, që prapë qeverisin në Beograd. Është me të vërtetë një situatë absurde sepse në Hagë do të duhej të ishte Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, e disa kriminelë të tjerë nga koha e Millosheviqit”, thotë ai.

    Ai shprehet i bindur se udhëheqësit e luftës çlirimtare të cilët do të gjykohen në Hagë do të dalin faqebardhë edhe kësaj radhe.

    “Unë besoj se në fund të fundit, z. Thaçi, z. Veseli dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, në fund të fundit do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia. Pra, do të vërtetohet edhe në Hagë, unë nuk kam dyshim për këtë̈”, shprehet ai.

    Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Panchev shpreh bindjen e tij të plotë se dialogu si i tillë duhet të vazhdojë, porse duke i dhënë një kaheje të re.

    “Ne duhet të vlerësojmë lartë përpjekjet e Kosovës, që të bëjnë negociata me Serbinë edhe në këto kushte. Sepse ne e shohim mirë se Prishtina, delegacioni kosovar, ka një vullnet të pastër që të zgjidhë të gjitha problemet me Serbinë, kur nga pala serbe shohim veprime diversive, kërkesa absurde si në rastin e Asociacionit (të Komunave me Shumicë Serbe). Por, unë prap mendoj se negociatat duhet të vazhdojnë, por me kuadra të tjera… 10:15 Ndërmjetësuesit ndërkombëtar, sidomos BE, duhet të kontrollojnë më shumë palën serbe, jo të lejojnë Beogradin të bëjnë manovra të ndryshme për degradimin e negociatave”, thekson Panchev.

    Krejt në fund, albanologu dhe politologu bullgar vlerëson marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, porse thotë se nuk është shënuar progres në drejtimin më të rëndësishëm, njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.