Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Gazeta Shqip ka siguruar pamjet nga djegia e makinës ku në vendngjarje shihet dhe zjarrfikësja.
“Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të një qendre tregtare, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.