Para pak çastesh janë gjetur dy persona të vrarë në lagjen Emshir në Prishtinë.
Në pamjet e publikuara nga Reporteri, shihet njëra nga viktimat derisa në vend të ngjarjes janë edhe Mjekësia Ligjore.
Lajmin për vrasjen e dy personave e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës për FrontOnline.
Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.