Austriakët janë zgjuar me ankth, pas natës së kaluar ku rrugët e Vjenës u mbushën me gjak.
Derisa, që nga mbrëmë institucionet janë mobilizuar, e forcat e rendit janë në çdo cep.
Ju sjellim disa pamje live nga skena e krimit, ku momentalisht policia austriake po kryen kontrolla të rrepta.
Kujtojmë që në gjashtë lokacione në qendër të Vjenës u krye terror mbi qytetarët, ku të paktën deri tani raportohet për 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, Austria e quajti një “sulm të neveritshëm terrorist”, ndërsa ky akt u dënua nga e gjithë bota.