×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku ndodhi rasti tragjik në Gjermani, ndizen qirinj në përkujtim të vëllezërve Arifi

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Pamje nga vendi ku ndodhi rasti tragjik në Gjermani, ndizen qirinj në përkujtim të vëllezërve Arifi

    Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni. Familjar dhe miq të familjes kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndezur qirinj dhe për të dërguar lule në nderim dhe përkujtim të dy vëllezërve që humbën jetë.

    Personat që humbën jetën janë Hasan dhe Blerian Arifi.

    Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit ishte 13 vjeç ndërsa tjetri 17, ndërkaq të dy vinë nga komuna e Deçanit, kanë konfirmuar familjarët për Gazetën Express.

    Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

    Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

    Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

    Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryetari i Degës së Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Visar Azemi e quajti “grabitje” dëmir prej 37 milionë eurosh që Prokuroria Speciale tha...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve D.G,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga EULEX. Në ceremoninë zyrtare të organizuar për këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i...
    Të tjera
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, doli të hënën me një reagim, për siç thanë, shpifjet e ulta të ministres së Drejtësisë, Albulena...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosovës e ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku drejtori i saj i përgjitshëm, Agron Llugaliu, prezantoi të dhënat e...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-shefit të prokurorimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ymer...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosova këtë vit i ka grumbulluar 1.8 miliard euro të hyra, 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022....
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe një nga protagonistët kryesorë të luftës së UÇK-së, Daut Haradinaj, ka uruar 33-vjetorin e Ditës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.