Tifogrupi më i madh në vend, “Plisat” i kanë bërë një pritje madhështore Prishtinës në kryeqytet.
Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit.
Në rrjetin social “Facebook”, “Plisat” kanë publikuar pamje nga pritja e madhe që i është bërë futbollistëve.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/videos/2359446490855608