Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, krahas tubimeve elektorale,sot ishte në Deçan, ku pati një pritje madhështore nga qytetarët.
Haradinaj, për këtë pritje, ka falenderuar të gjithë Deçanin.
Ai në rrjetin social Facebook ka shpërndarë fotografi, ku shihet numër i madh i përkrahëse të AAK-së.
“Faleminderit Deçan! #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj nw rrjetin social Facebook.
Përkrah Haradinajt, në këtë tubim morën pjesë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, disa kandidatë për deputetë të këtij subjekti politik dhe numër i madh i simpatizantëve të AAK-së në Deçan.
Përmendim se, në këto zgjedhje të parakohshme, AAK-ja garon me numër 135.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/825912098304138